fbpx

Tiramisu me fistika ose siç njihen ndryshe pistacchio

nga Revista Kosovarja

Përbërësit
6 vezë të freskëta
200 gr krem fistik pistacchio
500 gr maskarponë djathë kremoz
20 copa biskota për tiramisu
120 gr sheqer
3 filxhan kafe ekspres
100 gr fistika të grirë
Përgatitja
Për përgatitjen e tiramisu me pistacchio vezët duhet të jenë të freskëta. Fillojmë duke ndarë të bardhat e vezëve nga të verdhat.
6 vezë
Te bardhat e vezëve i rrahim më pas me 2 lugë sheqer me ndihmën e një mikseri elektrik ose me rrahësen e vezëve. Pasi bëhen shkume e qëndrueshme i vendosim në frigorifer.
Rrahim me pas te verdhat e vezëve. Shtojmë 120 gram sheqer. Masa duhet të bëhet si shkumë dhe në ngjyrë të bardhë.
Shtojmë më pas mascarpone. I rrahim përsëri me rrahësin elektrik. Maskarpone është një lloj djathi i butë.
500 gr maskarponë
Në masën e krijuar shtojmë kremin pistacchio. E përziejmë mirë të gjithë maswn e krijuar.
Në fund shtojmë të bardhat e vezëve që rraham ne fillim. E trazojmë mirë masën për mbushen e tiramisusë me ndihmën e një luge silikoni. Kremi për mbushjen e tiramisu me pistacchio është gati.
Në një tavë radhisim biskotat për tiramisu duke i lagur në fillim me kafe ekspres.
Hedhim sipër shtresën e parë të kremit dhe e përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen.
Fillojmë të shtrojmë përsëri biskota të lagura ne kafe. Nëse dëshironi në mes mund të shtoni disa fistik të grire imët.
Pasi kompletojmë dhe shtresën e dytë me biskota, hedhim sipër pjesën tjetër të kremit.
Tiramisu me pistacchio është pothuajse gati. Tani na ngelet të hedhim sipër pistachio të grirë. I përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen e tiramisus.
E vendosim ëmbëlsirën tiramisu me pistacchio në frigorifer për të paktën 2 orë.
Ëmbëlsira tiramisu me pistacchio është gati. E presim në copa dhe e shërbejmë.
Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]