fbpx

Tjetër tërmet i fuqishëm godet Greqinë, ndjehen lëkundjet edhe në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Greqia është goditur nga një tjetër tërmeti i fuqishëm këtë të premte, pak pas orës 14:00.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.7 rihter, ndërsa është ndjerë sërish në disa qytete të Shqipërisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 19 kilometra në jugperëndim të Elassona-s.

Në datën 3 dhe 4 mars, dy tërmete me magnitudë 6 dhe 5,7 rihter u regjistruan pranë Larisës në Greqi, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa viktima.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]