Të gjithë e njohin zërin e bukur të Edmonda Bushi-Gecaj-Monda, këngëtares qe ia thotë mrekullueshëm këngëve të të gjjtha zhanreve muzikore.
Monda, ka karrierë të gjatë në fushën e muzikë dhe specialiteti i saj është të kënduarit live.
Këtë fillim verë, këngëtarja vjen me një projekt të ri, të titulluar “Tortë dhe Shampanjë’’.
Kënga e paralajmëruar kohë më parë nga Monda, tashmë është publikuar në kanalin e saj në YouTube MondaOfficial.
Me tekst nga Ramazan Çeka, muzikë dhe Orkestrim nga Hekuran Prenaj, Violinë: Mentor Sylejmani dhe Kitare:Astrit Stafa. Video e këngës është realizuar nga “EdiEntertainment”, nē një ambiet fantastik të oborrit të kishës në Llapushnik.
Me të dëgjuar, kjo këngë të le shije shumë të mirë dhe kupton se ka të gjjtha premisat e një hiti vere, që vjen si një ogur i mirë në këtë sezon dasmash dhe gëzimesh familjare për të na dhënë kënaqësinë e munguar prej më shumë se një vit.
Ndryshe, prej shumë vitesh këngëtarja është një mga më të angazhuarat në tregun e dasmave dhe ahengjeve.