fbpx

Tortë e kripur me spinaq

nga Revista Kosovarja

Nje torte e kripur per tu konsumuar e ngrohte, e sapodale nga furra apo edhe e ftohte diten tjeter. Shume e shijshme dhe e ushqyeshme, ideale per vaktin e drekes apo per tu shijuar ne nje piknik me miqte!

Përbërësit

PER BRUMIN:

300 gr miell 00

250 gr gjalp në temperaturë ambjenti

kripë

PER MBUSHJEN:

500 gr spinaq i freskët

250 gr gjizë kremoze pa kripë (ricotta)

250 gr domate të vogla

100 gr djathë kaçkavall dele

50 gr djathë i grirë Gouda

50 gr ullinj pa bërthamë

1 qepë

3 vezë

3 thelpinjë hudhër

100 ml vaj ulliri

kripë

arrë moskatë e grirë

Përgatitja:

Bashkojme ne nje ene miellin e situr me kripen, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti (te zbutur) dhe e punojme brumin shume mire me dore derisa te rezultoje i bute. E mbeshtjellim me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.

Nderkohe pergatisim mbushjen: ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe spinaqin te grire holle. I vendosim kapakun dhe i leme te gatuhen ne zjarre te ulet, ne menyre qe te zbuten me avullin e tyre. E rregullojme me kripe, piper te zi te sapobluar dhe arre moskate. Masa duhet te rezultoje pa leng, pra e thate, prandaj vazhdojme gatimin me kapak hapur derisa i gjithe uji i tepert te avulloje.

Ne nje tjeter ene rrahim vezet me rikoten, shtojme spinaqin dhe ne kete moment kemi gati mbushjen e tortes.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e heqim nga qesja transparente dhe e shtypim paksa me duar. I vendosim siper leter furre e cila do te na ndihmoje ta hapim me lehtesisht. E hapim brumin nga te gjitha anet duke formuar nje pete me trashesi rreth 1cm. E shtrojme ne taven ku do te gatuajme torten e kripur te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak vaj ulliri. Hedhim siper mbushjen me spinaq dhe rikota dhe nivelojme me kujdes. E zbukurojme me domatet qershize te ndara pergjysme, ullinjte pa berthame, kubiket e djathit kaçkavall dhe djathin guda te grire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 45 minuta. E leme te ftohet per minimumi gjysme ore perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]