fbpx

Tortë pa pjekje me banane

nga Revista Kosovarja

Përbërësit për pjesën e parë për këtë tortë:

1 litër qumësht
200gr grizë (bollgur)
150gr sheqer
3 lugë kakao
150gr çokollatë për zierje.

Përbërësit për pjesën e dytë:

500gr banane
3 shllag krem vanilje (60g)
200gr mascarpone.

Përbërësit për pjesën e tretë:

300ml qumësht
3 shllag krem çokollate (60g)
Për dekorim: Copëza çokollate ose kokosi.

Përgatitja:

Fillojmë së pari të përgatisim pjesën e parë, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 1 litër qumësht dhe e vendosim në temperaturë mesatare. Më pas tek qumështi shtojmë 150gr sheqer duke e përzier me tel kuzhine, 200gr grizë, 3 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine që të mos ngjitet më pas shtojmë tek masa 150gr çokollatë për zierje.

Masën e përziejmë mirë me tel kuzhine deri sa të fitojmë një krem të trash, pasi kremi të jetë gati e hedhim në tepsi katrore me 33cm x 23cm duke e shtrirë kremin mirë me lugë dhe më pas e lëmë që të ftohet. Pastaj përgatisim pjesën e dytë, marrim 500gr banane i copëtojmë në feta dhe i vendosim në blender siç e shikoni në video dhe më pas i shtypim.

Tek bananen e shtypura më pas shtojmë 3 shllag krem vanilje dhe i përziejmë mirë me mikser deri sa të bëhet një krem i trash, më pas tek kremi shtojmë 200gr mascarpone dhe e përziejmë përsëri masën me mikser. Më pas këtë masën e hedhim në tepsi sipër pjesës së parë duke e shtrirë mirë me anë të një luge.

Tani fillojmë përgatitjen e pjesës së tretë, shtojmë në blender apo tas 300ml qumësht, 3 shllag krem çokollate dhe e përziejmë mirë me mikser deri sa të bëhet një krem i trashë. Më pas këtë masë e hedhim në tepsi sipër pjesës së dytë dhe e shtrijmë mirë me lugë, pastaj e presim në copëza katrore dhe e dekorojmë si në video. Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]