fbpx

Tortilla super të pjekura

nga Revista Kosovarja

Koha e verës është për me u shkri me tortilla super të pjekura, që do t’iu shkrijë me shijen e përkryer.

Koha e përgatitjes: 60 minuta

Përbërësit për 4 persona:

1 Domate e zezë
200 g domate
1 qepë
1 thelb hudhre
2 copa Slim & Fit filetë e tymosur
1 paketim (250g) Zottarella
2 lugë vaj ulliri Levante
Gjysmë luge piper të gjelbër
Gjysmë luge bazilikë e grirë
Piper
Butter Rama
4 petë Tortilla Dijo

Hapi 1: Pastroni mirë domaten e zezë dhe prejeni në rriska përafërsisht 1 cm dhe hidhni kripë e i lini për 15 minuta të qëndrojnë ashtu, e nëse dëshironi ndani në copëza të vogla kubi.

Hapi 2: Pastroni domatet. Prejeni qepën dhe hudhrën. Po ashtu copëtoni filetin në copëza formë kubi. Lini të thahen topëzat e Zottarellas dhe preni në copa të holla.

Hapi 3: Ndezeni furën që të ngrohet në 180 gradë.

Hapi 4: Nxeheni vajin në tigan. Fërgoni qepën dhe hudhrën në tigan. Shtoni domaten e zezë dhe copëzat e filetit që t’i fërgoni po ashtu. Shtoni edhe domatet dhe reduktoni të gjitha derisa të shndërrohet në salcë kremoze për 10 minuta. Hidhni piperin e zi dhe shtoni bazilikën. Në fund hidhni kripën dhe piperin.

Hapi 5: Vendosni tash atë që keni përgatitur në petët e tortillas, mbështjellini dhe vendosini në një tepsi. Shpërndani copëzat e Zottarellas mbi. Piqni në furrë për 20 minuta.

Hapi 6: Shkrihu prej kënaqësisë…

Të gjithë përbërësit për këtë recetë mund t’i gjeni në platformën online Begmart.com, kurse porosia ju vjen në shtëpi me automjete frigoriferike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]