fbpx

“Traditional Couture Tina” për veshje tradicionale origjinale dhe të adhurueshme

nga Revista Kosovarja

Veshjet tradicionale janë ato që na karakterizojnë, e që janë një pasuri e madhe e jona.

Të bukura, me detaje e motive karakterizuese, unike dhe gjithmonë të dëshirueshme, sidomos nga nuset.

Veshjet më të veçanta, të punuara me shumë merak e delikatesë, i gjeni tem “Traditional Couture Tina”.

Tek ”Traditional Couture Tina”, na tregojnë që fillimisht këtë zanat e kishte nisur para 40 vitesh nëna, Sanije Hasi, ndërkaq tani biznesi numëron 70 gra e vajza që e punojnë këtë punë me shumë kënaqësi. Pra, po vazhdohet rruga shumë vjeçare me krenari. “Jemi duke e vazhdu rrugën e vjehrres/nanës me krenari, që mundi dhe puna e saj shumë vjeçare të jetojnë sa më gjatë”, thonë.

Veshjet e Tines janë unike, sepse çdo gjë deri në detajet më të vogla, ideohet, dizenjohet e punohet me dorë. Aty gjeni nga jeleku, dimijat, dallama me fustan, dimija me këmishë, e shumë të tjera.

Traditional Couture Tina janë të parët që i dërguan veshjet tona tradicionale në “Fashion Week Paris”, për çka janë mjaftë krenare. Qëllimi i tyre është ta ruajnë origjinalitetin, tradicionalen dhe ndihen keq kur shohin se veshja e bukur tradicionale shpesh po bastardohet.

Tek Tina, vishen me veshje tradicionale edhe figurat më të njohura e më të bukura shqiptare.

Dyqanet gjenden në Prizren dhe Gjakovë dhe së shpejti edhe më afër Diasporës shqiptare, në Zvicër dhe Gjermani.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]