fbpx

Trafiku Urban njofton për devijim të këtyre linjave

nga Revista Kosovarja

Trafiku Urban njoftoj qytetarët se, për shkak të punimeve që po zhvillohen në rrugët “Enver Maloku” dhe “Hilmi Rakovica”, do të ketë devijim të përkohshëm të qarkullimit për linjat 3C dhe 4.

Sipas njoftimit, ky devijim do të jetë në fuqi sot dhe nesër, ndërsa autobusët e këtyre linjave do të kalojnë përkohësisht në drejtim të rrugës “Agim Ramadani”, në afërsi të Fakultetit Teknik, deri në përfundimin e punimeve.

Trafiku Urban kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë ndryshim të përkohshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]