fbpx

Tragjedia në Himarë, Elita Rudi: Zemra më është bërë copë, nuk arrita të gjeja qetësi për të fjetur

nga Revista Kosovarja

Rasti tragjik i cili ndodhi të martën (2 gusht) në plazhin Potam të Himarës ku një 7 – vjeçare humbi jetën pasi u godit me skaf nga një punonjës policie ka ngjallur reagime të shumta.

Emra të njohur përfshirë edhe estradës shqiptare dhe figurat të njohura televizive kanë reaguar në mënyrë të ndryshme përmes postimeve në rrjetet sociale.

Një reagim lidhur me rastin e dhimbshme që tronditi Shqipërinë ka bërë dhe moderatorja e njohur nga Kosova, Elita Rudi.

Në disa postime, Elita është shprehur se ngjarja e djeshme ia ka copëtuar zemrën ndërsa tha se merr pjesë në hidhërimin e nënës së të ndjerës.

“Zemra mu bë copë, dhe mbrëmë nuk arrija ta gjeja qetësinë për të fjetur në gjumë nga gjendja emocionale që më shkaktoi kjo tragjedi”, ka shkruar Elita fillimisht në një postim.

Moderatorja tutje tha se nuk është faj i nënave por shteti që nuk përkushtohen ndaj punë për të cilën kanë përgjegjësi.

Vogëlushja që humbi jetën, Jonada Avdia u përcoll sot (e mërkure) për në banesën e fundit. Familja hapi dyert e mortit në banesën e tyre në Laprakë ku qindra njerëz shkuan për të dhënë ngushëllimet e tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]