fbpx

Tragjedia në Turqi, Konjufca: Shpresojmë që të jetë e fundit

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave në Turqi.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është thellësisht i prekur për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi në Amasra.

“Jemi thellësisht të pikëlluar për rastin tragjik e të dhimbshëm që ndodhi sot në mbrëmje në Amasra të Turqisë, ku shumë minatorë humbën jetën në një minierë qymyri pas shpërthimit të papritur në provincën Bartin”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka thënë se shpreson që kjo të jetë tragjedia e fundit.

“Ngushëllime të përzemërta Republikës së Turqisë dhe familjeve që i humbën më të dashurit e tyre. Lutemi për juve!”, ka shkruar Konjufca.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]