fbpx

Tragjike: Humb jetën një fëmijë i palëvizshëm si pasojë e zjarrit në një banesë në Gjakovë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Gjakovë, ku si pasojë e zjarrit në një banesë, ka humbur jetën një fëmijë.

Nga Brigada e Zjarrfikësve kanë bërë të ditur për Sinjalin se kanë arritur t’i shpëtojnë dy persona, por fatkeqësisht jo edhe fëmijën, i cili ishte i palëvizshëm.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, teksa për rastin është njoftuar edhe Policia.

Më poshtë gjeni pamje nga vendi i ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]