fbpx

Tragjike në Tiranë, 2 të rinj nxirren të pajetë nga makina e fundosur në rezervuarin e Çekrezës

nga Revista Kosovarja

Tragjedi në Tiranë! Dy të rinj u nxorrën të pajetë nga rezervuari i Çekrezës në Tiranë pasi mjeti ku udhëtonin ata ishte fundosur aty.

Viktimat janë Erjon Muça, 22 vjeç, dhe Dorina Gjokgjinaj, 20 vjeçe. Trupat e tyre të pajetë u nxorrën këtë të premte rreth orës 10:45 nga polumbarët e forcave RENEA.

Alarmin për fundosjen e makinës e ngriti roja i rezervuarit rreth orës 07:20 të mëngjesit dhe që prej atëherë nisi puna për nxjerrjen e mjetit. Por ajo që do të zbulonin polumbarët ishte tronditëse.

Në sediljen e shoferit dhe të pasagjerit gjetën 22-vjeçarin dhe 20-vjeçaren të pajetë. Deri më tani mbeten mister shkaqet se si ka rënë mjeti në rezervuar. Po ashtu e paqartë është koha se kur ka rënë makina në ujë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, raporton Tv Klan.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]