fbpx

Tragjike: Pjesëtari i Policisë humb jetën në aksidentin e sotëm afër Liqenit të Badovcit

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Policinë e Kosovës dhe opinionin publik. Viktima e aksidentit tragjik që ndodhi mesditën e 24 qershorit në rrugën Prishtinë-Gjilan, në afërsi të Liqenit të Badovcit, është identifikuar si Shyqeri Mahmuti, pjesëtar i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit.

Burimet e Gazetës Sinjali konfirmojnë se Mahmuti, rreth 63 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij kur është përfshirë në një aksident me tri automjete – një Renault (që e drejtonte ai), një kamion Iveco dhe një VW Polo. Përplasja ka qenë fatale për zyrtarin policor, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:05 dhe përveç humbjes së jetës së Mahmutit, janë raportuar edhe dy persona të tjerë të lënduar rëndë. Njësitet e Policisë dhe ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

Vdekja e Shyqeri Mahmutit përbën një humbje të rëndë për Policinë e Kosovës, kolegët e tij dhe të gjithë ata që e njihnin si profesionist të qetë, të përkushtuar dhe me integritet.

Ngushëllime familjes, kolegëve dhe gjithë strukturës policore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]