Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tragjike: Policja 31-vjeçare vdes pas heqjes së implanteve të gjirit

nga Revista Kosovarja

Një police nga Nju Jorku ka humbur jetën pas një operacioni për heqjen e implanteve të gjirit në Republikën Domenikane.

Mbi artikull

Rebecca DePaula, 31 vjeçe, ndërroi jetë në orët e para të së dielës, disa ditë pasi kishte udhëtuar drejt kryeqytetit Santo Domingo për t’iu nënshtruar procedurës mjekësore.

Sipas familjarëve, ajo kishte vendosur t’i hiqte implantet me këshillë mjekësore, për shkak të shqetësimeve që kishte për shëndetin e saj. Operacioni u krye në një klinikë private në Santo Domingo.

Familja e nënës së tre fëmijëve ka deklaruar për mediat lokale se pas ndërhyrjes ajo kishte zhvilluar një infeksion bakterial. Sipas tyre, infeksioni shkaktoi diarre të rëndë dhe më pas komplikime serioze shëndetësore, raporton Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Moneytizer Paragrafi 4

Gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi dhe ajo u dërgua përsëri në klinikë. Nëna e saj ka treguar se fillimisht ishte njoftuar se Rebecca ishte në gjendje kritike, por kur mbërriti në klinikë, i thanë se vajza e saj kishte ndërruar jetë.

Përveç shërbimit si oficere në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut (NYPD), Rebecca ishte edhe pastore e krishterë së bashku me bashkëshortin e saj. Familjarët kanë thënë se për katër vitet e fundit ajo ishte angazhuar në predikim dhe në shërbim të komunitetit.

Ajo lë pas tre fëmijë, ndërsa familja e saj ka kërkuar nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse neglizhenca apo parregullsitë gjatë trajtimit mjekësor kanë ndikuar në vdekjen e saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]