166
Nëse përmendet një trajner i suksesshëm, sigurisht që të gjithëve na shkojnë mendtë te Driton Kuka.
Trajneri kosovar i xhudos ka arritur suksese të jashtëzakonshme në karrierën e tij, duke formuar sportist e sportiste shumë të suksesshme në sportin e xhudos.
Toni Kuka sot feston ditëlindjen e 53-të dhe 53 vjetori i lindjes e gjen atë me pesë medalje olimpike të fituara si trajner.
“Ditëlindjen sivjet po e festoj me 5 medalje Olimpike në ekipin tonë. Do vazhdojmë tutje, me punë e përkushtim për atdhe”, ka shkruar Kuka.