fbpx

Transformimi i Cara Delevingne nga një yll mode në një gjendje shqetësuese

nga Revista Kosovarja

Për vite, Cara Delevingne ka qenë modelja me një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme dhe ka shtyrë kufijtë me pamjen e saj ikonike.

Por, 30-vjeçarja, ka ngjallur frikë kohët e fundit, pasi u shfaqën një sërë fotosh shqetësuese ku ajo dukej e çrregullt, duke u larguar nga avioni privat i Jay-Z.

Ndryshimi i saj dramatik në pamje është shumë larg nga adoleshentja me fytyrë të freskët që nënshkroi një agjenci modelimi kur ishte vetëm 17 vjeç, në vitin 2009.

Cara, e cila është nga një familje e shoqërisë së lartë dhe e rritur në Belgravia të Londrës, shpërthej si modele në vitin 2011 kur drejtori i atëhershëm kreativ i “Burberry”, Christopher Bailey, e mori atë në shfaqjen e tij të Javës së Modës në Londër, kur ajo ishte 18 vjeçe.

Ajo shpejt u bë një nga modelet më të kërkuara në botë – dhe më vonë mori pjesë si aktore në filma të suksesshëm, duke përfshirë “Suicide Suicide” në 2020.

Por, këtë javë, fansat janë shqetësuar pasi ylli nuk mori pjesë në prezantimin e koleksionit të saj me të ndjerin Karl Lagerfeld në New York që u mbajt të hënën (12 shtator).

Pamjet e mëparshme kishin treguar “rebelin” e vetëquajtur duke pirë duhan para se të shkonte në një dyqan seksi.

Dhe muajin e kaluar ajo u pa duke qëndruar në krye të një automjeti ndërsa ishe në ishullin e festës në Ibiza me akotret Margot Robbie dhe Sienna Miller teksa festonte ditëlindjen e 30-të.

Cara ka rrëfyer se është tërhequr nga marrja e drogës në të kaluarën dhe më parë ka luftuar për të përballuar presionet e botës së modës.

Ajo gjithashtu është diagnostikuar më parë me çrregullimin e deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

Modelja u pa në Glastonbury gjatë verës dhe në festivalin bohem “Burning Man” në shkretëtirën e Nevadës javën e kaluar, ku miqtë raportuan se ajo mezi ndaloi për të ngrënë.

Më poshtë sjellim ndryshim e saj gjatë viteve:

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2016

2017

2019

2021

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]