fbpx

Trashëgimia pas vdekjes së Lisa Presley, kujt i takon?

nga Revista Kosovarja

Vdekja e Lisa Marie Presley, trashgimia dhe borxhi miliona dollarësh qe e ndjera i la fëmijëve të saj

Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i “Mbretit të Rock and Roll”, Elvis Presley, ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër, siç njoftoi nëna e saj, Priscilla Presley para disa ditësh në një deklaratë për mediat.

Pas vdekjes së saj, e cila ka shkaktuar pikëllim për familjen dhe fansat, vajzat e saj binjake 14-vjeçare Harper dhe Finley duket se nuk mund të vizitojnë rezidencën që ato ndanë me vajzën e ndjerë të Presley-t dhe nënën e tyre.

Sipas informacioneve të Daily Mail, babai i dy vajzave, Michael Lockëood, gjendet pranë vajzave të tij dhe po përpiqet t’i mbështesë ato në këtë kohë të vështirë.

Me shpalljen e vdekjes së Lisa Marie Presley, shumëkush pyeti veten se kush do ta trashëgojë Graceland, shtëpinë e famshme të Elvis Presley, trashëgiminë prej 100 milionë dollarësh që fëmija i tij i vetëm mori në duart e saj, në moshën 25-vjeçare në vitin 1993.

Paradoksi i rastit është se në më pak se 20 vjet, jo vetëm që nuk ka mbetur asnjë qindarkë nga 100 milionët që i ka lënë babai i saj i ndjerë, por ajo ka lënë pas edhe një borxh prej 16 milionë dollarësh për tre vajzat e saj.

Siç është bërë e ditur sipas botimeve të huaja, Graceland ndoshta do të kalojë në duart e tre fëmijëve të saj, Riley, aktore 33-vjeçe dhe binjakëve Harper-Vivian dhe Finley, 14 vjeç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]