Mijëra gra po nxitohen drejt garderobave të tyre për të kontrolluar etiketat e veshjeve Zara, pasi një blerëse zbuloi një detaj të fshehtë në to.
Blogerja e modës Vanessa ndau një video me 194,000 ndjekësit e saj në TikTok, ku tha se çdo veshje ka një simbol të vendosur në etiketën e brendshme që tregon nëse madhësia e saj është e saktë.
“Kur po kërkoni xhinse, sigurohuni që të shikoni etiketën, aty do të gjeni një rreth, trekëndësh ose katror”, tha ajo në videon e saj.
Rrethi tregon se veshja është më e madhe se madhësia e pritur, trekëndëshi tregon se veshja është më e vogël, ndërsa katrori tregon se veshja përputhet me madhësinë e saktë (“true to size”).
Videoja e Vanessa-s u bë virale dhe u shikua më shumë se 2.9 milionë herë. Simbolet mund të gjenden gjithashtu pranë vrimës në etiketën e çmimit që mund të hiqet.
Një përdoruese tjetër e TikTok-ut, Brooke Paige, ndoqi këtë trend dhe tregoi se një punonjëse në Zara i konfirmoi këtë teori gjatë një vizite në dyqan.
“Sapo zbulova hack-un më të çmendur të Zara-s që do t’ju ndryshojë jetën për mirë,” tha ajo në një video.
“Gruaja që punonte në kasë më tha se çdo veshje që ka një katror në etiketë do të thotë se është në madhësinë e saktë, ndërsa çdo veshje me trekëndësh tregon që duhet të zgjidhni një numër më të madh.”
Brooke shtoi se veshjet e brendit Zara janë prodhuar për t’iu përshtatur një gruaje me madhësi mesatare europiane.