fbpx

Trixa dhe Einxhel takohen për herë të parë pas daljes nga “BBV”, “thumbojnë” Donaldin

nga Revista Kosovarja

Beatrix Ramosaj dhe Einxhel Shkira ishin shoqe shumë të mira brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Mirëpo, marrëdhënia e tyre pësoi krisje dhe shkak për këtë u bë Donald Veshaj, me të cilin këngëtarja krijoi një lidhje.

Megjithatë, duket se raportet mes vajzave kanë ndryshuar sërish, pasi ato janë takuar pak momente më parë.

Ishte Trixa që ka ndarë një foto në Instastory, të cilën fansat e kanë konsideruar një “thumb” për Donaldin.

“Më në fund ritakim”, ka shkruar Ramosaj përmbi foton.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]