fbpx

Trixa thumbon Bora Zemanin?

nga Revista Kosovarja

Sot, në media u përfol se moderatorja Bora Zemani ka ruajtur në Tik-Tok një video ku shfaqej aktori Donald Veshaj dhe artistja Beatrix Ramosaj teksa po përqafoheshin gjatë qëndrimit të tyre në “BBV”.

Pas këtyre lajmeve nuk vonoi shumë dhe erdhi reagimi i Trixës e cila publikoi një video në Tik-Tok, që nga fansat u morr si ‘thumb’ ndaj Bores.

“ I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, dëgjohej në audion e kësaj video të publikuar nga Trixa.

Rikujtojmë, që aktori Donald Veshaj krijoi një trekëndësh në mes tij dhe dy bukurosheve gjatë qëndrimit në ‘BBV’ .

E ky trekëndësh erdhi pasi Donaldi kishte një histori dashurie të lënë përgjysmë me moderatoren dhe gjatë qëndrimit në këtë spektakël ai krijoi një romancë jetëshkurtër me këngëtaren.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]