Pak më parë, një aksident trafiku ka ndodhur mes një trotineti elektrik dhe një veture të tipit “Mercedes”.
Faqja “Vrojtuesit e Lagjes”, kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, derisa shihet se trotineti elektrik ka përfunduar në pjesën mbrapa të veturës, duke i thyer kështu edhe xhamin.
Theksojmë se kohëve të fundit është rritur numri i përdoruesve të këtyre trotinetëve, e bashkë me ta edhe numri i aksidenteve.
Alban Zogaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, muajin e kaluar është shprehur se komuna e Prishtinës po kërkon që rregullorja në lidhje me trotinetet elektrik të përfshihet në diskutim publik.
Ai ka thënë se, shumë vende e kanë rregulluar këtë problematik dhe se rregullimi konsiston në limitim të shpejtësisë, të moshës së përdorueseve dhe hapësirave se ku përdoren këto mjete.
“Ndërhyrje të shkurtër lidhur me propozimin e fundit për me e tërheq rregulloren për trotinetet elektrik nga pikat e rëndit të ditës. Ne kemi një arsye të fortë pse kërkojmë me e përfshi në diskutim publik këtë rregullore. Trotinetet elektrik sot janë pjesë e jetës tonë, i kemi në qytetin e Prishtinës. Fëmijët tanë sot janë me trotinetet elektrikë nëpër rrugët e qytetit të Prishtinës. Kemi përvojat e shumë vendeve tjera të botës të cilat e kanë rregullu këtë sektor, po i rregullojnë trotinetet elektrik. Dhe kryesisht rregullimi konsiston në limitim të shpejtësisë, në limitim të moshës të përdorueseve dhe limitim të hapësirave se ku mund të përdoren këto mjete”, pati përveç tjerash Zogaj.