Keni blerë këpucë të mrekullueshme, mirëpo nuk mund t’i bartni sepse ju shkaktojnë dhembje?
Këpucët që janë shumë të ngushta mund të shkaktojnë presion të pakëndshëm dhe dhimbje gjatë ecjes apo qëndrimit.
Në vend që t’i detyroni këmbët të përshtaten, ekziston një metodë e thjeshtë dhe e shpejtë që mund t’i zgjasë dhe zgjerojë këpucët në vetëm 10 minuta, duke ju lejuar të ndiheni më rehat gjatë gjithë ditës dhe të mos ju krijojnë kallo.
E gjitha që ju nevojitet janë një palë çorape të trasha dhe disa palë të holla, dhe tharësja e flokëve.
Mbathni çorapet, sa më shumë fusni këmbët në këpucë shumë të ngushta, ndërkaq pjesën e cila ju krijon dhembje ngroheni me ajër të nxehtë.
Derisa e bëni këtë, kohë pas kohe shtrini shputat derisa të mos ftohen krejtësisht.
Zbathni çorapet dhe kontrolloni rezultatin. Nëse këpucët ende diku ju janë të ngushta, përsëriteni procedurën.
Nëse është fjala për këpucët e lëkurës të cilat dëshironi t’i zgjeroni, në fund lyeni me krem.