Për t’u dukur më e re nuk mjafton vetëm një rutinë e mirë e kujdesit të lëkurës, por edhe një rutinë e mirë e grimit.
Një grimere profesioniste, Saffron Hughes ka treguar se cili është gabimi që bëjnë femrat që padashje i bëjnë të duken më të moshuara.
Ajo argumentoi se ndonëse plakja është një proces i natyrshëm dhe i bukur, ju mund të dukeni më të moshuara nga mënyra se si aplikoni grimin tuaj, kur ky mund të mos jetë qëllimi juaj.
“Mënyra se si e bëjmë grimin tonë duhet të ndryshojë me moshën dhe duke ndjekur disa këshilla profesionale dhe duke e bërë atë siç duhet, grimi mund të japë një fytyrë të freskët”, thotë Hughes.
Njëri prej këtyre gabimeve është krijimi i vetullave shumë të holla sikurse stili i viteve 90-ta.
Me kalimin e moshës, vetullat kanë tendencë të hollohen natyrshëm, por për një vetull me pamje rinore që gjithashtu formon fytyrën tuaj, Saffron rekomandon që vetullat të jenë më të plota.
Ajo rekomandon që të lyeni ato me një laps të hollë për t’i bërë më të plota dhe për t’i harkuar në mënyrë që ngreni fytyrën tuaj.
Artistja vuri gjithashtu në dukje vizatimi në qimet e vetullave, pra shtimi i ngjyrës dhe riformimi i tyre bën që ato “që të duken më realiste” se sa t’i bëni me pudër ose xhel. Edhe pse kërkon pak më shumë kohë, Saffron pohoi se “ndryshimi është magji”.