fbpx

Truku që ju ndihmon ti largoni shkarravinat e fëmijëve nga muret

nga Revista Kosovarja

Edhe për fëmijët tuaj muret janë tabloja e preferuar për të shkrirë talentin në pikturë? Është vërtet e bezdisshme, sidomos nëse ju vijnë vizitorë në shtëpi. Meqë fëmijëve s’keni ç’tu bëni, atëherë po u japim një zgjidhje për pastrimin e mureve tuaj.

Dhe një zgjidhje ideale do të ishin lëkurat e kastravecit që heqin më së miri shkarravinat në mure. Gjithçka që ju duhen për këtë truk janë një kastravec dhe një peshqir i lagur me ujë të nxehtë.

Qëroni kastravecin. Merrni lëkurat e tij dhe fërkoni shkarravinat në mure. Më pas fshijini me peshqirin e lagur. Në fund do të shihni se gjithçka është pastruar!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]