fbpx

Trump hedh poshtë vlerësimin e inteligjencës se nuk u shkatërrua programi bërthamor i Iranit

nga Revista Kosovarja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këmbëngul se vendet bërthamore në Iran u “shkatërruan plotësisht” nga sulmet ushtarake amerikane, pavarësisht një vlerësimi të inteligjencës që hedh dyshime mbi suksesin e tyre.

Detajet e vlerësimit fillestar të dëmit nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes e Pentagonit u zbuluan nga CBS, dhe media të tjera.

I dërguari special i Trumpit në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, e quajti rrjedhjen e informacionit “tradhtare”, raporton BBC.

Ndërkohë, një armëpushim midis Izraelit dhe Iranit duket se po vazhdon të mbahet, pasi të dy kombet e pranojnë se është në fuqi.

Por luftërat që Trumpi ka trashëguar dhe ka premtuar t’u japë fund, në Gaza dhe Ukrainë, vazhdojnë të intensifikohen

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: info@kosovarja-ks.com