fbpx

Trump: I dërguari për Lindjen e Mesme më tha se armëpushimi në Gaza është afër

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është bërë një “përparim i madh” në drejtim të arritjes së një armëpushimi në Rripin e Gazës, ndërsa përfaqësuesi i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, e ka informuar se marrëveshja është afër finalizimit.

Deklarata e Trump u dha gjatë një konference për media në Hagë, para fillimit të sesionit të liderëve të Samitit të NATO-s, ku ai pati takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Mark Rutte.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump komentoi edhe situatën në rritje të tensionuar mes Izraelit dhe Iranit.

“Ka përparim të madh. Avionët izraelitë u kthyen mbrapsht dje. Isha krenar për ta. Ata u ngritën sepse menduan se kishte një shkelje. Teknikisht kishin të drejtë, por kjo nuk do të kishte dhënë rezultat të mirë,”, u shpreh presidenti amerikan.

Në mënyrë të pazakontë, Trump e krahasoi përplasjen mes dy shteteve me një konflikt të fëmijëve: “Si dy fëmijë që zihen në oborrin e shkollës. Luftojnë për pak, pastaj është më e lehtë t’i ndalosh.”.

Lidhur me zhvillimet në Gaza, Trump tha se sipas përfaqësuesit Witkoff, bisedimet për armëpushim janë në një fazë të avancuar.

“Ka një përparim të madh në Gaza,” theksoi ai.

Në fund të deklaratës, Trump foli edhe për qëndrimin e tij ndaj NATO-s, duke kërkuar që shtetet anëtare të rrisin kontributet ushtarake në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“NATO do të forcohet shumë me ne,” u shpreh presidenti amerikan.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]