Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë një këshillë me tone humoristike presidentit francez Emmanuel Macron, pas publikimit të një videoje që u bë virale, ku duket sikur gruaja e Macron, Brigitte, e shtyn atë në fytyrë përpara derës së hapur të një avioni.
“Sigurohu që dera të mbetet e mbyllur”, ka thënë Trump.
Trump e minimizoi incidentin kur u pyet për të më 30 maj gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, raporton US Today.
“Ai është mirë. Edhe ata janë mirë,” tha Trump. “Janë dy njerëz shumë të mirë. I njoh shumë mirë.”
Nga ana tjetër, Macron e cilësoi si “përralla” spekulimin rreth videos me bashkëshorten e tij, duke thënë se pamjet tregojnë çiftin “duke bërë shaka mes tyre.” Videoja është xhiruar pas uljes së avionit të çiftit presidencial në Hanoi, Vietnam, gjatë një turneu në Azinë Juglindore. /Express