fbpx

Trump: Nder për ShBA-në që prin me raste të koronavirusit në botë

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se është medalje nderi që Shtetet e Bashkuara e kanë numrin më të lartë në botë të të infektuarve me Covid-19.

“ Në një aspekt të caktuar, e shoh këtë si një gjë të mirë, sepse nënkupton që testimi ynë është shumë më i mirë”, tha presidenti amerikan në Shtëpinë e Bardhë.

“Kur kemi shumë raste, nuk e shoh këtë si diçka të keqe. Prijmë në raste, sepse kemi më shumë testime se të gjithë të tjerët. Prandaj, e shoh këtë si medalje nderi. Vërtet, është një medalje nderi”, shtoi ai.

Megjithatë, Komiteti Kombëtar i Partisë Demokratike i kritikoi komentet e presidentit republikan, duke thënë se 1.5 milionë rastet me Covid-19 në ShBA paraqesin një dështim të plotë të udhëheqësisë, shkruan “BBC”.

Ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë testuar më së shumti persona në botë, ato nuk janë në vendin e parë për numrin mesatar të testimeve për një mijë banorë.

Në këtë aspekt, ShBA-ja është në vendin e gjashtëmbëdhjetë dhe para saj ndodhen vende si Islanda, Zelanda e Re, Rusia dhe Kanadaja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]