fbpx

Trump: Tani kemi kontroll ajror mbi Iranin

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë kontrollin e plotë mbi hapësirën ajrore të Iranit.

Në një deklaratë të dhënë pas përfundimit të samitit të G7-ës, Trump theksoi se, megjithëse Irani zotëron pajisje të avancuara për ndjekjen e objekteve ajrore dhe sisteme të mbrojtjes, ato nuk mund të krahasohen me teknologjinë amerikane.

“Tani e kemi kontrollin e plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit. Irani kishte pajisje të mira për ndjekjen e objekteve ajrore dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe kishte me bollëk, por ato nuk krahasohen me ‘gjërat’ e krijuara, konceptuara dhe prodhuara nga amerikanët. Askush nuk e bën më mirë se ShBA-ja,” u shpreh Trump.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]