fbpx

Trump thotë se Izraeli ka rënë dakord për kushtet e armëpushimit 60-ditor në Gaza

nga Revista Kosovarja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të martën në mbrëmje përmes një postimi në Truth Social se Izraeli ka rënë dakord me kushtet për të finalizuar një armëpushim 60-ditor në Gaza. Gjatë kësaj periudhe, sipas tij, do të punohet me të gjitha palët për t’i dhënë fund konfliktit.

Trump bëri me dije se përfaqësuesit e tij zhvilluan një takim të gjatë dhe produktiv me zyrtarët izraelitë, ndërsa theksoi rolin e Katarit dhe Egjiptit në përpjekjet për të sjellë paqen, duke shtuar se këto vende do të paraqesin një propozim përfundimtar për armëpushimin.

“Shpresoj që Hamasi ta pranojë këtë marrëveshje, sepse situata nuk do të përmirësohet – do të përkeqësohet vetëm,” deklaroi Trump.

Nga ana tjetër, Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, informoi të dërguarin amerikan në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, se Izraeli ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe është gati të nisë bisedime të ngushta me Hamasin për finalizimin e marrëveshjes, njoftoi një zyrtar i lartë izraelit të mërkurën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]