fbpx

Trumpi bën thirrje që çmimet e naftës të mbahen të ulëta

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje në një postim në mediat sociale që çmimet e naftës të mbahen të ulëta, si reagim ndaj raportimeve për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

“Të gjithë, mbajini çmimet e naftës të ulëta. Jam duke vëzhguar”, ka thënë Trumpi, duke aluduar se kjo është një lojë e Iranit.

Trumpi nuk e ka bërë të qartë se kujt po i bën thirrje ta bëjë këtë.

Gardat Revolucionare e Iranit ka reaguar ndaj postimit të Trumpit në kanalin e saj në Telegram, duke thënë se “thashethemet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit e kanë frikësuar Trumpin!”

Ngushtica e Hormuzit është një rrugë detare që lidh Gjirin e pasur me naftë me Oqeanin Indian, përmes të cilit kalojnë çdo ditë afërsisht 20% e furnizimeve botërore me naftë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]