fbpx

Tuna kujton kohën kur nuk kishte pandemi, poston imazhe të papublikuara

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja, Altuna Sejdiu, këtë vit që po e lëmë pas nuk ka qenë dhe aq aktive në skenë e po ashtu edhe me projekte muzikore.

Artistja nga Shkupi iu përkushtua në maksimum fëmijëve të saj, duke qenë se u bë nënë për të dytën herë, shkruan “Kosovarja”.

Tuna (nofka e saj) vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale ku ajo publikon imazhe të shumta nga përditshmëriae kështu ka ndarë së fundi edhe një fotografi ,  para tri viteve, duke theksuar kur nuk ekzistonte fjala COVID.

“Tri vite më parë, kur fjala COVID nuk ekzistonte. Ju thash”, ka shkruar biondja.

Kujtojmë se, ajo u bë nënë për herë të dytë në fillim të muajit maj, të një djali që e ka pagëzuar me emrin, Zen.

Bukuroshja ndan djemtë me ish-partnerin e saj, muzikantin Patris Berisha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]