fbpx

Tuna për hitin e saj: Zogu për të cilin këndova nuk është një zog i rëndomtë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Tuna, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Njëra nga pyetjet është lidhur me këngën e saj hit, “Fenix”, e cila njihet për frazën “Zogu më i mirë prej krejtve”.


Një nga fëmijët e pyeti se pse në vend të zogut nuk ka thënë “papagall”.

“Sepse zogu për të cilin unë këndova nuk është një zog i rëndomtë, është një zog që në mitologji njihet si një zog që fluturon më lart nga të gjithë të tjerët dhe të gjithë të tjerët i sheh poshtë dhe ky zog asnjëherë s’vdes, gjithmonë rikthehet dhe ka ambicie shumë të çmueshme”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Përndryshe, Tuna në vitin 2013 ishte bërë një senzacion në vete me hitin “Fenix”, të cilën e interpretonte në bashkëpunim me reperin Cozman.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]