fbpx

Tuna shpërthen ndaj Patrisit, e ofendon rëndë

nga Revista Kosovarja

Duket se pas ribashkimit të fundit, Patrisi dhe Tuna i kanë ndarë sërish rrugët.

Një ditë pasi tregoi se djali është në spital, këngëtarja e njohur ka bërë reagime të forta që drejtpërsëdrejti janë një reaksion ndaj ish – partnerit.

Ajo e ka akuzuar atë përmes dy postimeve.

Në të parin thuhet: “Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”.

Në postimin e dytë, Tuna e krahason Patrisin me jashtëqitje nga “emoji” i përdorur.

“Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, thuhet në postim ku shihet imazhi i djalit në spital.

Kjo nuk është hera e parë që Tuna bën postime të tilla. Kohë më parë pati vepruar thuajse njëjtë dhe më pas, me të dy djemtë, ish çifti u panë duke bërë pushime të përbashkëta në Dubai.

Ndërkohë, nga Patrisi nuk ka pasur asnjë reagim.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]