Një turiste nuk e ka pritur veprimin e një majmuni teksa është ulur për të pozuar në një kopsht zoologjik në Tajlandë.
Majmuni i madh qëndroi pas gruas për një fotografi, por ajo u befasua kur krijesa kapi gjoksin e saj në Safari World të Bangok më 27 qershor.
Ai gjithashtu i dha një puthje asaj, pasi buzëqeshi për turistët e tjerë.
Orangutani më pas u kthye te kujdestari i tij për të qenë gati për turistin e radhës me të cilin do të bënte selfie.
Nuk dihet nëse kafsha ishte e trajnuar për ta bërë këtë në mënyrë që t’i argëtojë vizitorët e kopshtit zoologjik.