fbpx

Tuti Sejdiu shpreson që pandemia të largohet këtë vit për t’i realizuar planet e projektet e reja

nga Revista Kosovarja

Tuti Sejdiu u shpall “Miss Universe Kosova” në vitin që e lamë pas.

Ajo rrëmbeu kurorën e më të bukurës, gjersa pas asaj kohe ka qenë shumë e komentuar në rrjetet sociale.

Derisa bëri bujë të madhe me historinë personale për trafikimin në moshë 13-vjeçare, biondja tregoi se ka synime të mëdha e projekte të shumta për 2022.

Në një intervistë për Telegrafin, Sejdiu rrëfeu 2021-ishin e bëri të ditur se në vitin e ri do të jetë e përfshirë në shumë projekte.

Ajo madje shpreson që këtë vit të largohet pandemia në mënyrë që t’i realizoj ëndrrat dhe qëllimet.

“Ju uroj një vit shumë të mbarë dhe shumë të suksesshëm, shpresoj që edhe pandemia të largohet në mënyrë që të mund t’i realizojmë planet tona. Ju jap një mesazh dhe një këshillë, ndiqni ëndrrat e juaja, mos ndaloni së punuari sepse gjithmonë, gjithmonë do të arrini vetëm me punë”, u shpreh Tuti.

Bukuroshja nga Gjilani gjithashtu theksoi se është duke punuar në një organizatë për të drejtat e femrave që besohet se do të finalizohet sivjet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]