fbpx

Tymi i dendur në njësinë e Termocentralit Kosova A, KEK njofton se çfarë ndodhi

nga Revista Kosovarja

Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur se njësia e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më 23.06.2025, njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar një rikthim të suksesshëm në operim, pas realizimit të një sërë ndërhyrjesh dhe sanimesh teknike të domosdoshme”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.

Përgjatë ditës është raportuar edhe për një sasi të dendur të tymit në njërën nga njësitë e Termocentralit Kosova A. KEK ka thënë se gjatë fazes fillestare të startimit të njësisë, mund të ketë rritje të emetimeve nga oxhaqet.

“Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, startimi i çdo njësie prodhuese, përfshirë njësinë A5 këtë mëngjes, është një proces kompleks dhe teknikisht i domosdoshëm, që zakonisht zgjat 3–4 orë. Gjatë kësaj faze fillestare, për shkak të natyrës teknologjike të djegies – që fillimisht bëhet me naftë, e më pas, kur arrihet temperatura e nevojshme, me linjit – mund të ketë rritje të përkohshme të emetimeve nga oxhaqet”, ka thënë KEK, duke e quajtur si dukur të zakonshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]