fbpx

“Tymi i madh ka mbërritur edhe në Mitrovicë”, reagon Lladrovci pas zjarrit në Parkun e Biznesit

nga Revista Kosovarja

Pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës në Parkun e Biznesit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se ka aktivizuar shtabin emergjent të kësaj komune, në krye të të cilit është vetë ai.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lladrovci ka bërë me dije se në përkrahje të zjarrfikësve të Drenasit, kanë arritur edhe njësitë tjera zjarrfikëse nga Malisheva, Skenderaji, Lipjani e Prishtina, të cilët i ka falënderuar për shpejtësinë e reagimit.

Ai paoshtu tha se zjarri ka përparuar shumë shpejtë sepse ka erë e cila po e ndihmon përhapjen e flakëve dhe lënda e parë që po digjet.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Lladrovcit:

https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10229644789658064?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]