fbpx

U aksidentua në Mitrovicë, ky është 34-vjeçari që humbi jetën pas 14 ditësh trajtim në QKUK

nga Revista Kosovarja

Një aksident trafiku që ndodhi më 6 qershor në fshatin Lushtë përgjatë rrugës rajonale Pejë–Mitrovicë ka përfunduar tragjikisht për 34-vjeçarin Lavdim Hoti, i cili humbi jetën pas 14 ditësh trajtim në repartin intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Hoti ishte duke qenë duke drejtuar veturën “Volkswagen 1K” kur në një kthesë të thellë humbi kontrollin dhe përfundoi në humnerë.

Aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës, çka rezultoi me lëndime të rënda për shoferin dhe pasagjeret.

Më 20 qershor, rreth orës 19:55, Hoti ndërroi jetë në Repartin Intensiv të QKUK-së në Prishtinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]