fbpx

U akuzua për plagosje me armë, jepet vendimi për A$AP Rocky!

nga Revista Kosovarja

A$AP Rocky është shpallur i pafajshëm për akuzën për sulm me armë zjarri. Vendimi u mor në gjykatën penale të Los Angeles.

Sipas pretendimeve, reperi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij të fëmijërisë gjatë një sherri të ndodhur më 6 nëntor 2021.

Rocky është deklaruar edh më parë i pafajshëm, në gusht të vitit 2022, por një seancë tjetër u mbajt dhe u kuptua se kishte prova të mjaftueshme për ta çuar sërish çështjen në gjyq. Nëse ai do të shpallej fajtor, rrezikonte 9 vite burg.

Çështja e tij ka pasur disa kontradikta, pasi në nëntor, një detektiv i Los Angeles dëshmoi se kamerat e vëzhgimit në zonën ku ka ndodhur sulmi, dukej një burrë i ngjashëm si A$AP Rocky, duke mbajtur një armë në duar. Detektivi dëshmoi se personi në foto ishte reperi. Pas marrjes në pyetje nga avokati i Rocky-t, ai tha se oficerët nuk gjetën gëzhoja në vendngjarje, por viktima e pretenduar, Terell Ephron, i njohur edhe si A$AP Relli, u shpreh se ishte kthyer në vendngjarje dhe kishte gjetur vetë gëzhoja.

Në prill të vitit 2022, reperi u arrestua në aeroportin e Los Angeles në lidhje me çështjen, pasi sapo ishte kthyer nga pushimet me Rihanna-n, asokohe shtatzënë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]