fbpx

U bënë prindër për herë të dytë, Almeda Abazi zbulon arsyen pse Tolgahan nuk do një fëmijë tjetër!

nga Revista Kosovarja

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Ata pak kohë më parë kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre, të cilën sikurse kishin treguar më parë e kanë quajtur Alina.

Së fundmi, Almeda ka folur si rrallëherë për fëmijët e saj. Në videon e fundit të publikuar në “YouTube”, bukuroshja shqiptare është ndalur te lindja e Alinës ku ka zbuluar se ka vuajtur më shumë me vajzën sesa me Efehanin.

“Shtatzënia me Efenë ishte e lehtë, por me Alinën jo. Prej pandemisë nuk dilja dot nga shtëpia. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë”, u shpreh Almeda.

Partneri i saj ka qenë prezent gjatë këtyre momenteve plot sakrifica dhe vuajtjet e partneres e kanë bërë të reflektojë.

‘Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës”-tha Almeda.

“Më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë’- i ka thënë Tolga.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]