48
Shakira ka reaguar pas lajmeve se ka pësuar një krizë paniku dhe është shoqëruar me ambulancë.
Në një njoftim në Twitter, këngëtarja lajmëron se është mirë dhe se ka shkuar në spital për të shoqëruar të atin.
“Po marr shumë mesazhe shqetësimi që unë jam parë në një ambulancë në Barcelonë së fundmi.
Dua vetëm t’ju tregoj se ato foto janë nga fundjava e kaluar (data 28), kur babai im fatëkeqëshisht u rrëzua dhe unë e shoqërova në një ambulancë për në spital, ku ai po trajtohet tani”-tha ajo.