Një incident i pazakontë ka ndodhur mesditën e sotme në sheshin Skëndërbej.
Teksa gazetarja e ABC Leontina Nikaj ka qenë duke raportuar në sheshin Skëndërbej në një të dielë me diell për pjesën tjetër të qytetarëve që nuk kanë shkuar të votojnë, një makinë është futur me shpejtësi në zonë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
I riu që u fut me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej” mesditën e sotme duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka deklaruar se ka humbur kontrollin e automjetit.
“Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte”, ka deklaruar ai ekskluzivisht për ABC.