fbpx

U godit nga furgoni, vdes 74 vjeçarja

nga Revista Kosovarja

Një 74-vjeçare nga Prizreni ka vdekur sot, pasi është goditur nga një furgon në afërsi të stacionit të autobusëve.

Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Me vendim të prokurorit, shoferi i furgonit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

” Sot, më 25.07.2020, rreth orës 06:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek stacioni i autobusëve në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur kur një drejtues automjeti duke lëvizur prapa, duke parkuar minibusin, ka goditur një grua të moshës 74 vjeçare. Ekipi mjekësor ka konstatuar se e aksidentuara ka ndrruar jetë, kurse shoferi me aktvendim të prokurorit dëgohet në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]