fbpx

U godit nga vetura një ditë më parë, vdes pas lirimit nga spitali qytetarja nga Istogu

nga Revista Kosovarja

Një vajzë ka ndërruar jetë në Istog pasi që e njëjta të hënën ishte goditur nga një veturë.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj pas lirimit nga spitali.

“Raportohet se më datë 11.07.2022 ka ndodhur një aksident trafiku, ku një veturë ka goditur këmbësoren femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e cila pas pranimit të trajtimit mjekësor është liruar në shtëpi. Më datë 12.07.2022 raportohet se viktima ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]