fbpx

U kap me drogë në veturë, ja çfarë thotë 21-vjeçari

nga Revista Kosovarja

Një i ri ka përfunduar në duart e Policisë pas mesnatës së 28 majit në Veternik të Prishtinës, pasi në veturën e tij u gjet substancë e dyshuar narkotike.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Armir Bozuku, 21 vjeç, i cili u ndalua gjatë një kontrolli dhe gjatë verifikimit në automjetin e tij, brenda një xhakete është zbuluar rreth 2 gram substancë e dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ku ka mohuar posedimin e lëndës narkotike, duke deklaruar se “Pasha Zotin xhaketën mund ta ketë lënë ndonjë prej shokëve që kishin qenë më herët në veturë, se nuk është e imja”.

Lënda narkotike është konfiskuar si provë materiale, ndërsa prokurorja kujdestare ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope apo analoge”.

Hetimet janë në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]