fbpx

U kapën mat bashkë, Mikela dhe Erioni sqarojnë videon që bëri xhiron e rrjetit

nga Revista Kosovarja

Mikela dhe Erjoni prej kohësh kanë shprehur pëlqimin e madh për njëri-tjetrin dhe janë pranë deklarimit. Së fundmi në rrjet po qarkullon një video ku ata shihen më të afruar se kurrë. Por, ndonëse janë thuajse një çift i konsoliduar, kjo është kundër rregullave të programit.

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” ata folën rreth videos virale. Mikela shpjegoi se nuk ndihej mirë dhe se Erioni iu gjend pranë, gjithashtu Erioni ra dakord me fjalët e saj.

“Ishim afër kufirit, në momentin që kaluam kishte shumë njerëz e nuk donim që të binim në sy të të gjithëve, por as vetëm nuk doja që ta lija. Ndërkohë që po prisnim ka ndodh një afrimitet. Edhe aty, se di pse se ka kap videoja, po njëherë ziheshim, njëherë ishim afër. Ndodhën dhe gjëra që na afruan pak dhe na bën t’i sheshonim pak mosmarrëveshjet që kemi.”,- tha Erioni.

Mikela tregoi se zënkat midis tyre janë shumë të vogla dhe të parëndësishme për rëndësinë që kanë te njëri-tjetri, prandaj nuk kanë pritur për programin t’i sheshojnë.

Ndërkohë Bora u shpreh se është e lumtur për afrimitetin midis tyre, ndërsa Arjani nga ana tjetër, pavarësisht se tha se ndonjëherë është mirë “shqiptarët nuk kanë ikur nga mentaliteti i spiunllëkut”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]