Lajme të mira vijnë nga bota e showbiz-it! Pas një divorci të bujshëm, Jessica Alba, duket se i ka dhënë fund beqarisë dhe ka gjetur dashurinë e jetës.
Aktorja amerikane u fotografua teksa puthej me një “burrë misterioz” në Londër, në parkun “Regents”. Aktorja amerikane tentoi që të ruante privatësinë dhe të luante ‘kukafshehti” me paparacët, por nuk ia doli dot! Kështu, që i ngeli vetëm të pranonte faktin që është një e famshme dhe privatësia për të duhet të jetë një luks.
Dhe kaq u desh, fotot e shkrepura, që kapën mat çiftin ‘morën dhenë’ dhe lajmi i bujshëm u përhap në çdo media e rrjet social. Megjithatë në foto, çifti dukej mjaft i lumtur, ku gjestet romantike, puthjet dhe përqafimet ndriçonin qiellin e zymtë të Londrës.
Aktorja 44-vjeçare, u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj, Cash Warren, në janar të këtij viti, pas 17 vitesh martesë. Ndarja e tyre bëri shumë bujë, pasi konsideroheshin si një prej çifteve të vjetra të Hollywood-it.