fbpx

U lëndua nga acidi sulfurik në Trepçë, reagon minatori

nga Revista Kosovarja

Buci Hajdari është njëri nga dy minatorët që ishte në gjendje më të rëndë nga shpërthimi i acidit sulfurik në minierën e Trepçës. Ai ka falënderuar të gjithë ata që i dolën në ndihmë pas lëndimit në vendin e punës.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari ka përmendur kolegët minatorë të cilët shpenzuan edhe të holla për shërim.

“Falënderojmë të gjithë kolegët e minierës së Stantërgut në Mitrovicë të cilët na dolën në ndihmë duke mos u kursyer në asnjë moment, me rastin e lëndimit tonë si pasojë e shpërthimit të acidit sulfurik në vendin e punës”.

“Ju jemi mirënjohës edhe për shumën modeste financiare të dhënë nga kolegët për shpenzimet e shërimit. Falënderim dhe mirënjohje të pa fund për të gjithë ata që na ofruan ndihmën e tyre, paçin shëndet dhe lumturi ne familjet e tyre!”, ka shkruar Hajdari.

https://www.facebook.com/buci.hajdari/posts/7759254397437359?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]