fbpx

U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës dënohet me 1 muaj paraburgim

nga Revista Kosovarja

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.

Gjatë ditës së sotme Spahiu ka dalur para Gjykatës Komunale të Kikindës.

Indeksonline ka mësuar se Arbnor Spahiu është dënuar me 1 muaj paraburgim nga autoritetet serbe.

Në lidhje më këtë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Derisa për ndalimin e ish-policit ka njoftuar dje avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se ka marrë përsipër mbrojtjen e tij./Indeksonline/

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]